EMRAT/ Përplasën me “Range Rover” automjetin e 18-vjeçarit dhe më pas e dhunuan, ndalohet një nga autorët

20/06/2024 13:06

Një nga personat në kërkim për përplasjen me “Range Rover” të makinës së një 18-vjeçari një ditë më parë në Korçë është ndaluar nga policia.

Së bashku me të është ndaluar edhe i dëmtuari, ndërsa vijojnë të jenë në arrati personat e tjerë të përfshirë.

Të ndaluarit janë Mateo Jahollari 18 vjeç, i dëmtuar nga konflikti i djeshëm dhe Albano Berberi 40 vjeç, banues në Korçë.

“Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, disa ditë më parë, dyshohet se kanë goditur fizikisht njërin nga shtetasit e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme, konkretisht A. D., 27 vjeç, banues në Korçë dhe dyshohet se i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër, ku për arsye hetimore, nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje”, sipas policisë së Korçës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Top Channel