Video dramatike tregon protestuesit në Londër që presin me sharrë elektrike shtyllat e kamerave të shpejtësisë (fotot)

19/06/2024 21:33

Një grup i koordinuar protestuesish kundër kamerave të mbikëqyrjes dhe shpejtësisë së automjeteve në Angli, ishin regjistruar duke prerë tre shtylla kamerash në një sulm të koordinuar me sharrë elektrike.

Zyrtarët thonë se vandalizmi është kryer nga grupi i ashtuquajtur ‘Blade Runner’ të cilët prenë shtyllat e kamerave dhe senaforëve mbrëmë në një kryqëzim në Londër.

Të veshur me të zeza e me fytyra të maskuara, sulmi ishte më i fundit i një serie aksionesh të ngjashme kundër iniciativës së bashkive angleze për kufizimin e lëvizjes dhe shtimin e teknologjisë së mbikëqyrjes në kryeqytet, e njohur si ‘sistemi Ulez’,

Video e postuar ‘ilegalisht’ në rrjetet sociale tregon gjithashtu një grup mbështetësish që qëndrojnë pranë bashkëpunëtorëve të tyre duke i treguar kamerat e sistemit mbikqyrës ULEZ, që u kërkon shoferëve të mos lëvizin me shpejtësi më të madhe se 30 km në orë në qytet.

Në anën tjetër të kryqëzimit shihen të tjerë bashkëpunëtorë që presin radhën pasi u është caktuar nga një kamera për të prerë secilit, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.

Grupi shihet që ndez sharat e tyre elektrike ndërsa regjistruesi dëgjohet që thotë me gëzim: ‘Le të nisë shfaqja.’

Zhurma e prerjes nis të dëgjohet teksa vandalët nisin të presin metalin duke lëshuar xixa në ajër.

Shpejt grupi rrëzon shtyllat e semaforëve me kamerat në majë, teksa largohen më pas me nxitim nga skena e krimit.

Komentet e videos në rrjetet sociale thonin: “Blade Runners’ rrëzojnë tre kamera ULEZ në sulmin e koordinuar. Populli po reziston.’

Pamjet kishin marrë më shumë se 10,000 pëlqime e qindra komente nga përdoruesit që shprehnin mbështetjen e tyre ndaj vullnetarëve.

Një prej tyre shkruante: “Njerëzit në të gjithë Britaninë duhet të mësojnë shembullin e këtyre djemve nëse duan të largojnë këtë qeveri fashiste.’

Një tjetër shkruante: “Rrëzimi i semaforëve nuk ndihmon publikun por e rrezikon atë”.

Një i tretë komentonte: “Këta njerëz janë heronjtë e vërtetë, këta janë të vetmit që po i rezistojnë shtypjes”.

Këtij të fundit dikush i përgjigjej: “Jo të gjithë heronjtë mbajnë pelerina. Ju lumtë dora”, duke iu referuar pelerinave heronjve të rremë që jemi mësuar të shikojmë nëpër filma, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA