24/11 18:38
Ka startuar këtë mbrëmje Top Arena me Ed Manushin, me një panel të ftuarish shumë interesantë.
Një prej tyre është edhe gazetarja Lei Kraja, e cila nuk i shpëtoi dot një parashikimi nga astrologia Meri Shehu.
Ajo i tha se Lei, e cila është shenja e gaforres, vitin që vjen do të shkëlqejnë, do të martohen, fejohen apo bëhen presidente.
Ajo u shpreh se “çfarë të kapin këtë vit, do ta punojnë vitin tjetër”.
Pjesë nga biseda:
Meri: Gaforrja është përball bricjapit, por favorizohet vitn tjetër, kështu që fejohen, martohen, bëhen presidente. Çfarë do të kapë tani, e përpunon vitin tjetër
Manushi: Çfarë të bëjë këtë vit?
Meri: Të kapi (qesh)
Top Channel