VIDEO/ Fitore në frymën e fundit, Portugalia “rrëmben” tre pikët përballë Republikës Çeke

18/06/2024 22:55

Portugalia e ka nisur me fitore aventurën e saj në Euro 2024, duke mposhtur në Leipzig Republikën Çeke me rezultatin 2-1.

Sfida nisi mjaft mirë për portugezët, të cilët provuan disa herë, por pa arritur të gjenin rrjetën. Goli erdhi vetëm në minutën e 62’ nga Provod, por vetëm 7 minuta më vonë barazimi erdhi nga Hranac i cili shënoi në portën e tij.

Në fundin e takimit ishte Conceicao, i cili nuk gaboi nga një pozicion shumë afër portës për t’i dhënë fitoren luzitanëve.

Kështu Portugalia shkon në kuotën e tre pikëve, po aq sa Turqia.

REZULTATI:

PORTUGALI-REP. ÇEKE 2-1

Hranac (A.G) 69′, Conceicao 90+2’/ Provod 62′

KOMENTI LIVE:

90+5′ Mbyllet sfida me fitoren e Portugalisë!

90+2′ GOOOL PORTUGALIA 2-1/ Conceicao gjen topin në zonë dhe godet drejt portës duke dyfishuar shifrat. (VIDEO)

87′ Ronaldo godet me kokë dhe topi përplaset në shtyllë, por më pas ndërhyn Jota dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

78′ Vitinha lëshon një predhë nga distanca, por ndalet nga Stanek.

69′ GOOOL PORTUGALIA 1-1/ Topi përplaset në këmbët e Hranac dhe më pas shkon në rrjetën e çekëve. (VIDEO)

62′ GOOOL REP. ÇEKE 0-1/ Provod lëshon një gjuajtje nga distanca e cila shkon në rrjetë. (VIDEO)

58′ Ronaldo lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por tentativa e tij shkon në duart e Stanek.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë e takimit!

45′ Ronaldo tenton me një gjuajtje nga brenda zonës, por Stanek e ndal.

32′ Ronaldfo godet me të djathtën, por topi ndalet nga portieri Stanek.

26′ Bruno Fernandes hedh një top në zonë për Leaon, por ky i fundit nuk e arrin dot.

8′ Ronaldo tenton me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel