Ivana Knoll vazhdon të jetë një nga modelet që vazhdon të qëndrojë në vëmendjen e mediave sportive për shkak të komenteve të saj të shumta në rrjet.
Së fundmi, bukuroshja kroate ka zgjedhur të sulmojë gazetaren gjermane Laura Wontorra dhe televizionin gjerman Magenta TV.
Në një postim në rrjetet sociale, Ivana shkruan: “E dashur Laura, nëse unë do të dukesha si ty, do të vishja vetëm rroba dimri”.
“Televizioni më joprofesionist ndonjëherë. Mësojini prezantuesve tuaj kulturën dhe mos më ftoni më për intervistë”, tha ajo në një tjetër postim.
Ivana, e cila shfaqet gjithmonë në stadium të ndeshjeve të Kroacisë dhe atyre kryesore në kompeticione, nuk i lë vend imagjinatës së fansave të saj me postimet provokative që ajo bën.
Top Channel