“Bëjnë shumë fëmijë…”, Meri Shehu bën parashikimin për lidhjen e Jori Dellit me Fred De Palma!

18/06/2024 07:50

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit.

Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Jori Delli është pjesë në Top Arena në moderim e mbrëmjen e djeshme është surprizuar nga stafi përmes një videoje live nga i dashuri i saj, reperi i njohur italian Fred De Palma. Por nuk kanë munguar as parashikimet e astrologes së njohur, Meri Shehut për çiftin, teksa tha se shenja e Akrepit në horoskop, që i përket De Palma, bëjnë shumë para. Ajo më tej me të qeshur iu drejtua Jorit: Janë shumë ambicioz, bëjnë shumë fëmijë dhe shumë lekë. A ka lekë i dashuri jot? De Palma këtë muaj do bësh shumë pra.

Së fundmi Jori u pyet nëse bashkë me Beniada Nishanin dhe Heidi Bacin kanë hedhur në gjyq Krist Dragotin. Jori u shpreh se nuk e kanë bërë, por tha se ai duhet të ketë kujdes kur shprehet, pasi ka bërë një deklaratë negativë për vajzat shqiptare të lindura ose të rritura në Itali.

Top Channel