24/11 09:50
Një ndër lidhjet më misterioze të showbizit shqiptar është ajo e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit.
Romanca e tyre u zbulua rreth dy vite më parë, por ende nuk ka një konfirmim nga ana e tyre.
Ata tani duket se po shijojnë pushimet së bashku në ishujt Maldive, në bazë të disa fotografi.
Dyshja shihen duke pozuar nga vende të ngjashme dhe kjo ka shtuar dyshimet që ata po kalojnë kohë bashkë.
Futbollisti jeton dhe punon në Turqi, gjersa modelja në Shqipëri.
Top Channel