Franca ka mundur në Dyseldorf Austrinë me rezultatin 0-1 falë një autogoli.

Sfida nisi me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat provuan për të shënuar. Gjithsesi një autogol i Wober në minutën e 38’ kaloi në avantazh Francën.

Pjesa e dytë ishte gjithashtu e luftuar, me Mabppen dhe Dembelen që iu afruan golit, por pa arritur ta çonin topin në rrjetë.

Kështu Franca shkon në kuotën e tre pikëve në Grupin D, po aq sa dhe Holanda, ndërsa Austria dhe Polonia qëndrojnë me zero.

Rezultati:

AUSTRI 0-1 FRANCË

Wober (A.G) 38′

Komenti:

90+9′ Mbyllet sfida me fitoren e Francës 0-1!

64′ Dembele provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.

55′ Mbappe del i vetëm përballë portierit, por tentativa e tij është për t’u harruar, me topin që shkon jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

38′ GOOOL FRANCA 0-1/ Mbappe hedh një krosim drejt zonës, që devijohet nga Wober dhe shkon në rrjetë. (VIDEO)

36′ Baumgartner merr një top në zonë, por ndalet në mënyrën e duhur nga Maignan.

32′ Laimer provon me një gjuajtje, e cila devijohet dhe më pas shkon në duart e Maignan.

9′ Kylian Mbappe futet në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij ndalet nga Pentz.

1′ Shkelmohet topi i parë!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel