Brazilianët marshojnë në Sao Paulo për legalizimin e marijuanës (fotot)

17/06/2024 18:48

Mijëra njerëz dolën dje në rrugët e qytetit më të madh të Brazilit, Sao Paulo për të kërkuar dekriminliazimin e marijuanës, në një protestë kundër një amendamenti të propozuar që etiketon si “krim” zotërimin e çfarëdo sasie të bimës.

Protesta vjen dy muaj pasi senati me shumicë konservatore kërkon ‘ndjekje penale për këdo që zotëron marijuanë, sado e vogël të jetë sasia.’

Grupi i të drejtave ‘Human Rights Watch’ e quante ‘një hap i rëndë prapa’ ndaj të drjetave të njeriut, në kohën kur gjykata e lartë është duke vlerësuar dekriminalizimin e kanabisit për përdorim personal.

Me votën e fundit në Mars pesë nga 11 gjykatësit e lartë votuan në favor të dekriminalizimit, dhe një patjetër votë në favor do të sillte aprovimin e tij.

Ndërsa licencat duhet në shkojnë në gjykatë për të miratuar ingredientin aktiv të bimës cannabidiol, i njohur ndryshe si CBD, për trajtimin efektiv të sëmundjeve si epilepsia.

Organizatori Michael Dantas, tha në protestë

“Jetojmë në një paradoks pasi marijuana është e legalizuar për të sëmurët dhe kushton 40 deri në 180 dollarë, kurse për një tjetër person ajo shërben si shkak për ta burgosur apo torturuar. Rreth 40 përqind e popullatës së burgjeve tona akuzohen per krime me droga te tilla”.

Nadhusca Sanches, bija e së cilës ka paaftësi dhe përdor marijuana për epilepsinë, tha për rrjetin AFP:

“Është e rëndësishme të kemi akses të ligjshëm dhe që unë të mund të rris bimët që shërojnë time bijë, të nxjerr vajin e tyre me dedikim e dashuri, sepse e dimë se mënyra e përdorimit të bimës është trajtimi i saj sa më mirë.”

FOTO GALERI
2/9
"Jetojmë në një paradoks pasi marijuana është e legalizuar për të sëmurët dhe kushton 40 deri në 180 dollarë, kurse për një tjetër person ajo shërben si shkak për ta burgosur apo torturuar", tha nje prej organizatoreve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA