Samiti i paqes për Ukrainën, Zelensky: Do t’i paraqesim Moskës propozimin për përfundimin e luftës

16/06/2024 15:30

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se do t’i paraqiste Moskës një propozim për përfundimin e luftës pasi të ishte rënë dakord nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai e bëri këtë angazhim në Zvicër gjatë një fjalimi në një samit inaugurues për paqen në vendin e tij, ku morën pjesë më shumë se 90 vende, por jo Rusia.

Ne duhet të vendosim së bashku se çfarë do të thotë një paqe e drejtë për botën dhe se si ajo mund të arrihet në një mënyrë vërtet të qëndrueshme. transparente për njerëzit, pastaj do t’u komunikohet përfaqësuesve të Rusisë”-u shpreh Zelensky.

Zelensky nuk tha nëse ishte i përgatitur të angazhohej drejtpërdrejt në bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Në prag të samitit, Putin parashtroi kushtet e tij për t’i dhënë fund konfliktit. Ai i bëri thirrje Ukrainës që të tërheqë trupat e saj nga jugu dhe lindja e vendit dhe të heqë dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, kushte që u hodhën poshtë shpejt nga Zelensky.

Putini bëri një propozim. Por ne duhet të themi të vërtetën. Ai nuk po bën thirrje për negociata. Ai po bën thirrje për dorëzim.“-u shpreh Kamala Harris, zvpresidente e SHBA

Udhëheqësit perëndimorë u rreshtuan për të premtuar mbështetje për Ukrainën dhe për të theksuar nevojën për një zgjidhje me kushtet e Kievit.

“Putini nuk ka interes për një paqe të vërtetë. Ai ka nisur një fushatë të qëndrueshme diplomatike kundër këtij samiti.” –u shpreh Rishi Sunak.

Një armëpushim pa negociata serioze, thjesht mbi bazën e të ashtuquajturave realitete të reja, vetëm do të legjitimonte rrëmbimin e paligjshëm të tokës nga Rusia Në fund, kjo do të rezultonte në një tjetër konflikt të ngrirë një skenar që është i padrejtë, i rrezikshëm dhe jo i qëndrueshëm”-u shpreh Olaf Scholz.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen këmbënguli se “ngrirja e konfliktit me trupat e huaja që pushtojnë tokën ukrainase nuk është një përgjigje. Por disa vende theksuan nevojën për t’i dhënë zë Rusisë dhe kritikuan disa sanksione perëndimore që synojnë Moskën.

Kievi do të duhet të përgatitet për një “kompromis të vështirë” tha Ministri i Jashtëm saudit dhe presidenti i Kenias kritikoi një marrëveshje të fundit të G7 për të ofruar një kredi prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, e siguruar kundër fitimeve të aseteve të ngrira ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA