Vjehrra e ‘heroit’ që sulmoi grabitësin e armatosur, thotë se ‘e mirëpresim në familjen tonë’ (fotot)

15/06/2024 15:24

Vjehrra e ardhshme e një ‘heroi spontan’ që sulmi me guxim një grabitës të armatosur dyqani në Skoci, e ka quajtur dhëndrin e saj të ri “një djalë i dashur, me të cilin nuk bëhet shaka”.

Bob Bell u regjistrua në kamera teksa neutralizonte grabitësin në arkën e dyqanit të lojrave ku punonte në Dunfermline, Skoci, pasi vjedhësi i kishte drejtuar pistoletën koleges së tij.

Dotingly Alison Irvine tha sot për rrjetin vendas MailOnline: “Bob ashtu tipi është. Nuk tallesh dot me të dhe nuk duron dot kur dikush keqtrajton të tjerët”.

Ajo shtonte se së shpejti Bob do të martohet me bijën e saj Kimberly.

Gruaja shtonte: “Ai është heroi ynë dhe ne jemi krenarë për të. Është një djalë i dashur  dhe do të jetë një shtesë e mrekullueshme për familjen tonë. Kur mora vesh atë që kishte ndodhur në dyqan i telefonova për t’i thënë sa veprim të mirë që kishte bërë”.

“Ai u përball me një burrë të armatosur për të shpëtuar kolegen deh jam krenar që do të jetë dhëndri imi ardhshëm, bashkëshorti i bijës time”.

Gjatë ngjarjes, disa sekonda pas shfaqjes së grabitësit, Bob vrapoi te arka dhe e sulmoi duke e goditur në kokë kur grabitësi nuk e kishte mendjen.

Anëtarë të tjerë të stafit erdhën më pas për të ndihmuar dhe rjedhimisht e çarmatosën grabitësin duke e mbajtur përtokë.

Policia kishte arrestuar më pas të dyshuarin i cili qe armatosur me një pistoletë me saçme, edhe pse Bob nuk e dinte këtë.

Grabitësi i kishte vendosur armën në fytyrë gruas në banak duke i kërkuar të dorëzonte qesen e parave. Gruaja refuzoi dhe grabitësi hyri në arkë ku më pas u sulmua nga Bon.

“Kompania tha në një deklaratë: “Bob i cili punon në dyqan, nuk hezitoi të ndihmonte kolegen Cheryl, e cila gjithashtu i rezistoi grabitësit duke mos dorëzuar paratë. Aisha e Usman ndihmuan për të ndaluar dhe çarmatosur grabitësin. Jo të gjithë heronjtë mbajnë pelerina te kuqe. Falemnderit”, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
2/5
Dotingly Alison Irvine tha sot për rrjetin vendas MailOnline: “Bob ashtu tipi është. Nuk tallesh dot me të dhe nuk duron dot kur dikush keqtrajton të tjerët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA