VIDEO/ Spektakël spanjoll në Berlin, “La Roja” mund me tre gola Kroacinë në grupin ku ndodhet edhe Shqipëria

15/06/2024 19:58

Spanja ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të Grupi B, duke mundur me rezultatin e pastër Kroacinë, 3-0.

Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e De La Fuentes, të cilët gjetën dy herë rrjetën me Moratën dhe Ruiz në minutat 29’ dhe 32’, ndërsa në fundin e pjesës së parë shënoi edhe Carvajal.

Në pjesën e dytë, ishin kroatët ata që tentuan të rihapnin sfidën, por pa arritur dot, duke gabuar dhe një 11-metërsh me Petkovic.

Kështu Spanja merr momentalisht kreun e Grupit B, në të cilin ndodhet edhe Shqipëria me Italinë.

REZULTATI:

SPANJA 3-0 KROACI

Morata 29′, F. Ruiz 32′, Carvajal 45+2′

KOMENTI:

90+5′ Mbyllet sfida me fitoren 3-0 të Spanjës!

86′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Yamal dhe Rodri, në vendet e tyre futen Ferran Torres dhe Zubimendi.

80′ Petkovic gabon në fillim nga pika e bardhë, por pas pasimit të Periswic, Petkovic e shtyn topin drejt rrjetës, por gjyqtari e anulon. (VIDEO)

78′ Rodri pengon në zonë Petkovic dhe gjyqtari akordon një penallti dhe mesfushori spanjoll ndëshkohet me karton të verdhë.

74′ Dani Olmo gjuan nga distanca, por topi devijohet dhe shkon pa probleme në duart e Livakovic.

72′ Tjetër zëvendësim te Kroacia. Largohet Kramaric dhe në vendin e tij futet Petkovic.

67′ Dy zëvendësime dhe te Spanja. Largohen Morata dhe Williams, në vendet e tyre futen Oyarzabal dhe Merino.

65′ Dy zëvendësime te Kroacia. Largohen Modric dhe Kovacic, në vendet e tyre futen Pasalic dhe Sucic.

60′ Spanja largon Pedrin dhe n1ë vendin e tij fut Dani Olmon.

56′ Zëvendësim te Kroacia. Largohet Budimir dhe në vendin e tij futet Perisic.

52′ Yamal del i vetëm përballë Livakovic, por tentativa e tij ndalet nga portieri kroat.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3 Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ GOOOL SPANJA 3-0/ Carvajal godet pas një krosimi nga Yamal dhe ndëshkon për herë të tretë Livakovic. (VIDEO)

32′ GOOOL SPANJA 2-0/ Fabian Ruiz lëviz bukur në zonë dhe me të majtën ndëshkon Livakovic. (VIDEO)

29′ GOOOL SPANJA 1-0/ Morata del i vetëm përballë Livakovic dhe nuk gabon. (VIDEO)

22′ Budimir ptovon me një gjuajtje me kokë, me topin që shkon larg kuadratit.

7′ Morata lëshon një gjuajtje me të majtën nga distanca, e cila ndalet pa probleme nga Livakovic.

1′ Starton sfida në Berlin!

FORMACIONET ZYRTARE:

SPANJA: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Nacho, Cucurella, Rodri, Pedri, Ruiz, Yamal, N. Williams, Morata.

Trajner: Luis De La Fuente

KROACIA: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Pongracic, Gvardiol, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Kramaric, Budimir.

Trajner: Zlatko Dalic

Top Channel