
Sali Berisha ka bërë një postim në Facebook, ku njoftoi për një gëzim familjar ditën e djeshme, pasi djali i Shkëlzen Berishës ka përfunduar gjimnazin në Suedi, ku jeton me të ëmën.
Pranë Laidon Berishës ka qenë i ati, ndërkohë që nuk ka munguar në ceremoni edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit, Lirie Berisha. I pranishëm në këtë rast nuk ka qenë Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak.
“Familja jonë dje kishte një gëzim të veçantë. Laidon Berisha, djali i Shkëlzenit, mori dje maturën me rezultate shumë të mira në një ceremoni të bukur shkollore dhe familjare. Me këtë arritje të rëndësishme, Laidoni bëri shumë krenar prindërit dhe të gjithë familjarët e tjerë! Nga zemra shumë urime Laidonit dhe shëndet e suksese në studimet universitare, përqafime”, shkruan Berisha në rrjete sociale.
Top Channel