“Ajo që ndodhi ishte tronditëse”, Rama për Spitalin Onkologjik: Për herë të parë kemi fond për barnat, s’do ketë më mungesa
Ministri Punëve të Jashtme Igli Hasani ndodhet në Finlandë në një vizitë zyrtare ku është pritur nga homologia Elina Valtonen.
Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Finlandës në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Ritheksoi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare me BE.
“Ne jemi aleatë të NATO-s dhe jemi shumë të lumtur që Finlanda i bashkohet radhëve të një angazhimi kaq të rëndësishëm që kemi për mbrojtjen dhe sigurinë tonë të përbashkët. Si vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Shqipëria vlerëson ndihmën dhe udhëzimet e Finlandës në këtë proces”, tha Hasani.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi gjithashtu një takim me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Top Channel