Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.
Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.
Së fundmi një postim i bërë nga Besi është konsideruar si një ironi ndaj Xhensilës, ku ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, duke treguar se palestra e një katunari është të punosh në kopsht.
Kjo video e tij është konsideruar si një ironi ndaj Xhensilës, e cila njihet tashmë për kohën e madhe që i dedikohet palestrës, për të mbajtur trupin në formë.
“Ja çfarë do të thotë palestër katunarësh. Vegla për katunarë. Kjo është për shpatullat, të marrtë dreqi shpatullat të marrtë”, shkruan ai.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të njohur, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur.
Top Channel