Himara festë për Belerin! Fredi Beleri reagon nga burgu: Fitore e dritës mbi errësirën

10/06/2024 12:17

Lajmi për fitoren e Fredi Belerit si kandidat për eurodeputet i partisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis duket se ka mbërritur shpejt në Himarë.

Mbështetësit e tij kanë nisur festën duke hedhur fishekzjarrë në qendër të bashkisë, që ndonëse e fitoi një vit më parë, nuk mundi ta drejtojë për shkak se u dënua për shit-blerje votash në zgjedhjet e 14 majit të një viti më parë.

Vetë Fredi Beleri ka reaguar nga burgu, për votëbesimin e popullit grek, duke e cilësuar fitoren mbi errësirën.

Forca e demokracisë mund të përmbysë çdo praktikë puçiste, mjafton që të ketë vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Fituam një luftë për demokracinë, shtetin e së drejtës, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve”, u shpreh Beleri.

Në qelitë e burgut shqiptar, Fredi Beleri po pret vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme aty ku kërkon pafajësi. Por edhe nëse Apeli e rrëzon kërkesën e tij, eurodeputetit të Greqisë, tashmë i ka mbetur të vuajë më pak se 9 muaj burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA