Artistja e njohur me famë botërore Rita Ora pak ditë më parë performoi në festivalin “The Mighty Hoopla” në Londër.
Këngëtarja 33-vjeçare dhuroi super performanca në skenë duke kënduar disa nga këngët e saj hit në festivalin muzikor të mbajtur në Brockwell Park, në jug të Londrës.
Por jo gjithçka ka shkuar aq mirë pasi gjatë interpretimit të këngës “Anywhere”, Rita vendosi të zbriste tek publiku për t’i përfshirë edhe ata për të kënduar të gjithë së bashku. 33-vjeçarja u përpoq të bënte dikë që të vazhdonte tekstin e këngës së saj por Rita më pas filloi të këndonte një këngë krejtësisht ndryshe duke i lënë të gjithë në dyshim për pak sekonda.
think about those of us who were THERE https://t.co/xfKaCURhyw pic.twitter.com/vwGjJm0dGa
— barry pierce (@BarryPierce) June 3, 2024
Ylli performoi edhe hite të tjera si: “Your Song”, “Hot Right Now”, “Lonely Together” dhe “Praising You”.
Top Channel