Robert Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Cherry on Top” ku komentoi tema të ndryshme që lidhen me jetën e tij, profesionale dhe personale.
Në pjesën e fundit, moderatores Bora Zemani dhe të ftuarit Robert Berisha, iu bashkuan edhe Eni Shehu së bashku me Lei Krajën. Dy moderatorët ishin të ftuar për të treguar risitë e sezonit të radhës së “Pushimeve on Top” që do të na shoqërojë gjatë verës në ekranin e Top Channel.
Bora: Përzgjedhja juaj sonte ishte tërësisht rastësore në puntatën e fundit. Lei dhe Eni patjetër që duhej të ishin se do të nisin emisionin e tyre “Pushime on Top”. Por ndërkohë ishte i ftuar edhe Roberti, edhe kur po shihja të gjithë njerëzit që ishin të ftuar sot po mendoja ‘seç me jep Roberti dhe Lei, këta më duket se njihen me njëri-tjetrin’. Kur pashë gjithë ato lajme aty
Roberti: 7 vite martesë. Lein e kam pasur partnere në një spektakël vallëzimi, e njoh para spektaklit. Një vajzë shumë e mirë dhe lirisht nëse më pyet dikush ‘a ke dikë në Tiranë, në Shqipëri që e konsideron motër?’, është Lei.
Lei: Edhe unë si vëlla Robertin
Bora: Edhe sa ka dyshuar publiku gjithë këto vite, jep deklarata njëri, jep deklarata tjetri. Ndërkohë janë motër e vëlla
Lei: Kaq, shumë thjeshtë e shkurt. Ka ndonjë gjë më të qartë se kaq?
Gjatë intervistës me Bora Zemanin, këngëtari i njohur nuk la pas dore edhe komentet që i referoheshin se ai ishte bërë i famshëm falë lidhjes me këngëtaren Nora Istrefi.
Top Channel