Po furnizohej me karburant, merr flakë automjeti në Korçë! Shoferi dhe babai i tij pësojnë djegie në trup

08/06/2024 14:54

Një automjet në Korçë ka marrë flakë teksa po furnizohej me karburant.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në fshatin Belorta, ku ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. O., 35 vjeç, banues në fshatin Rëmbec.

Në brendësi të automjetit ndodhej pasagjer babai i tij, shtetasi M. O., 72 vjeç, i cili së bashku me 35-vjeçarin, kanë pësuar djegie trupore dhe ndodhen për mjekim, në spital.

Automjeti i tyre është larguar nga karburanti prej personave të tjerë, të cilët e kanë nxjerrë jashtë rrugës, me qëllim shmangien e rrezikut të mëtejshëm.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel