“Në Shqipëri nuk ka krizë besimi, ne jemi shembulli i bukur i lirisë”/ Rama për DW: Kur të jetë gati projekti, flasim! Beteja ime është të sjell investime të huaja
Prej kohësh është përfolur për krizën në çift mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, por një detaj i fundit tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.
Bukuroshja 54-vjeçare është fotografuar me unazën e martesës në gisht, pavarësisht aludimeve për ndarje.
Ndërsa zbriste nga makina, ajo mbante në dorë telefonin dhe gjithashtu shfaqte unazën e martesës në dorën e majtë.

Jennifer Lopez ishte e veshur bukur me një palë xhinse dhe një bluzë të zezë me mëngë të gjata.
Muajin e kaluar, vila prej 60 milionë dollarësh e çiftit u shfaq në faqet e agjentëve të patundshmërive si Zillow, pasi Affleck raportohet se ka kaluar në një shtëpi me qira prej 100,000 dollarësh në muaj në Brentëood.
Lopez dhe Affleck, të cilët u martuan në korrik të vitit 2022, janë përfshirë në diskutime mediatike për krisjen e marrëdhënieve mes tyre.

Top Channel