Modelja e njohur, Zeta Theodoropoulou, ka zbuluar arsyen e ndarjes nga futbollisti grek, Panagiotis Tachtsidis me të cilin ishte martuar prej vitit 2016.
Ajo ka zbuluar se mesfushori kishte një lidhje paralele, të cilën nuk e pranonte dhe tashmë kanë vijuar me procedurat e divorcit.
Në një postim në “Instastory”, modelja ka shpjeguar se si zbuloi tradhtinë e bashkëshortit të saj.
“Jam në gjendje të keqe psikologjike! Prej kaq shumë kohësh jam përpjekur ta përballoj dhe të njëjtën kohë të fsheh tradhtinë e bashkëshortit tim, i cili prej muajsh kishte një marrëdhënie paralele, që e mohoi pavarësisht provave që kisha.
Hera e parë pas disa muajsh që ai erdhi në Greqi ishte në të njëjtën ditë kur më ra të fikët në emision sepse vuaj nga hipotensioni ortostatik.
Kur e lajmëruan u tha se ishte jashtë Greqisë dhe nuk mund të bënte asgjë, por në të njëjtën kohë ai po argëtohej gjatë mbrëmjes me të në një qendër të njohur në Athinë, gjë që e mora vesh të nesërmen kur u zgjova nga një faqe në Instagram që më dërgoi foto e video.
Që nga ai moment kam luftuar çdo ditë për shëndetin tim fizik dhe mendor, por edhe me tre sëmundje autoimune që i kam marrë nga trishtimi dhe – 5 kg që kam humbur.”
Më pas ajo vazhdoi: “Dhe në të njëjtën kohë rritja e tre fëmijëve vetëm dhe detyrimet për ta. Gjatë gjithë këtyre muajve nuk kam pasur asnjë shpjegim nga ai dhe prisja që të kthehej e të pranonte gjithçka dhe të vazhdonim me procedurat e divorcit këtë javë. Çdo gjë ka kufijtë e saj. Në momentin që isha në Athinë, më dërguan një foto të tij nga Nafplio, vend ku prej vitesh kemi shkuar së bashku me fëmijët tanë.
Pra, tani ju e dini arsyen pse më patë të rrëzohesha pavarësisht nga përpjekjet e mia për të shpëtuar martesën dhe familjen time. Duhet forcë për të qenë në gjendje të pranosh jo vetëm presionin, por edhe kritikat”.
Gjithashtu sqaroi se nuk bëhet fjalë për xhelozi, por ka theksuar se është çështje dinjiteti.
“Dhe këtë nuk e përmend si xhelozi apo ego, por si respekt për veten dhe dinjitet. Gjërat që ai nuk i kishte dhe nuk do t’i marrë. Zgjodhi të më sfidonte dhe nuk është hera e parë. Por çdo gjë ka kufijtë e saj”, theksoi modelja.
Top Channel