Fiks Fare/ Fitoi zgjedhjet për kryetar fshati, por ia anulojnë. Bashkia emëron “aforfe” një banor tjetër

07/06/2024 20:59

Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e së premtes manipulimet e zgjedhjeve për kryeplak në fshatin Tresh.

Prend Hila është ankuar edhe më parë në “Fiks Fare” për ujësjellësin dhe këtë herë denoncon manipulimin e zgjedhjeve për kryeplak të fshatit Tresh.

Hila kandidoi në nëntor të viti 2023 për antar të kryesisë për fshatin Tresh. Këshilli Bashkiak Lezhë në bashkëpunim më Njësinë Administrative Zejmen caktuan datën e zgjedhjeve me 17 nëntor 2023 në orën 14:00, por anëtarët nuk respektuan orarin e vendosur nga vetë ata dhe e zhvilluan këtë mbledhje në orën 17:00.

Duke qenë se zgjedhjet u zhvilluan në një orar tjetër ku banorët nuk kishin informacion, Prend Hila ka refuzuar së bashku me banorët e tjerë  ku ka këmbëngulur që këto zgjedhje të zhvillohen në një ditë tjetër, ku të marrin pjesë dhe banorët e tjerë.

Zgjedhjet e dyta u zhvilluan po në muajin nëntor, 5 ditë pas zgjedhjeve të para. Në zgjedhjet e datës 23 nëntor 2023 i organizuar nga Këshilli Bashkiak nga anëtarët e Këshillit dhe të Njësisë Administrative Zejmen, ku me shumicë votash u shpall fitues Prend Hila.

Por dy javë më pas këto zgjedhje u anulluan nga Këshilli Bashkiak me arsyen se nuk  u  bënë në datën e caktuar. Pas këtij anulimi dhe sorollatje, Bashkia Lezhë emëroi ‘afrofe’ një banorë tjetër. Administratori i Njësisë Administrative Zejmen, Leonard Perjaka në një bisedë me qytetarin i pohon se këto zgjedhje janë hedhur poshtë nga vetë Këshilli Bashkiak,  pasi nuk janë zhvilluar në datën e caktuar. Ndërsa përsa i përket kryetarit të Këshillit Bashkiak Lezhë, Ndue Lila, në një telefonatë me qytetarin i thotë se nuk përgjigjet pasi është në një mbledhje dhe i mbyll telefonin.

Fiksi kërkoi një informacion nga znj. Donika Haxhia, anëtare e Këshillit Bashkiak të Lezhës. Kjo e fundit ka qenë pjesë e zgjedhjeve të datës 23 nëntor 2023, ku shprehet se ishin të rregullta  dhe nuk e di arsyen se pse ato vota nuk u morën parasysh. ” Unë kam pyetur administratorin e njësisë dhe të bashkisë  se nëse këto zgjedhje sipas ligjit nuk duhet të zhvilloheshin në atë datë, atëherë përse u mblodh komisioni dhe qytetarët? Por deri më sot nuk kam marrë përgjigje”  shpreh znj. Haxhia për emisionin Fiks Fare.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare u interesuan pranë Njësisë Administrative Zejmen, ku takuan administratorin e kësaj njësie, Leonard Perjaku. Në përgjigjen e tij për Fiksin ai pranon që zgjedhjet e datës 23 nëntorë 2023 janë zhvilluar dhe se janë hedhur poshtë pasi zgjedhjet e para dështuan. Z.Perjaku tregon se sipas ligjit data e zgjedhjeve vendoset nga Këshilli Bashkiak dhe për këtë arsye këto zgjedhje u hodhën poshtë. Pas këtij njoftimi ai tregon se janë zhvilluar zgjedhje të tjera me datën 30 nëntor 2023, në të cilat nuk kishte pjesëmarrje të mjaftueshme dhe për këtë arsye zgjedhja e kryetarit të fshatit i kalon Kryetarit të Bashkisë Lezhë.

Fiksi e pyet disa herë se kush e ka vendosur që të bëhen zgjedhjet më 23 nëntor dhe a ka qenë në dijeni Këshilli Bashkiak? Ai nuk pranon që të japi përgjigje dhe largohet nga zyra.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA