Zbardhen detaje nga vrasja në Dhërmi, autori është dhëndri i pronarit të hotelit, recepsionisti u qëllua në…

06/06/2024 16:45

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për Top Channel se autori i dyshuar, Gerald Shehu, është dhëndri i një prej bashkëpronarëve të hotelit ku punonte si recepsionist 31-vjeçari që mbeti i vdekur.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit. Policia ka ngritur grupe pune për gjetjen e trupit të të riut, si dhe arrestimin e 43-vjeçarit që dyshohet se është arratisur drejt Greqisë.

Sakaq po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes kriminale.

 

Top Channel