Turistja franceze humb në Malin e Çikës, momenti i shpëtimit nga forcat zjarrfikëse. E plagosur, kërkon ujë (Video)

06/06/2024 21:00

Një turiste franceze është gjetur sot pasdite në Himarë, pasi kishte humbur kontaktet rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Shërbimi zjarrfikës i Himarës me alpinistët kanë kërkuar në Malin e Çikës dhe e kanë gjetur në fshatin Ilias turisten në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistja po shoqërohet drejt spitalit të Himarës, për një kontroll nga mjekët e spitalit. Shpesh herë turistë, kryesisht të huaj humbin kontaktet në zona me pyje apo dhe male dhe janë punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit që i shkojnë në ndihmë.

 

Top Channel