Çfarë raporti kishin autori me viktimën? Recepsionistja e hotelit flet për ngjarjen në Dhërmi: Eraldo erdhi më herët se zakonisht mbrëmë, kur ishin në kontakt…

06/06/2024 21:25

Recepsionistja e hotelit, ku ndodhi ngjarja e rëndë në Himarë, me viktimë Erlado Nevruzin, ka zbuluar disa detaje të reja, nga varja, me autor të dyshuar Gerald Shehun.

Ajo e përshkruan viktimën 31-vjeç, si djalë të lëvizshëm, ndërsa tregon se kishte vetëm pesë ditë që kishte filluar punë, po ashtu si recepsionist. Ndërsa për të dyshuarin si vrasës së tij, Gerald Shehun, thotë që nuk e njeh shumë dhe se të dy nuk kanë pasur konflikte të mëparshme.

Si e njeh Eraldon?

Recepsionistja: Ishte tip i lëvizur, nuk më është dukur djalë i rregullt

Po Geraldin, dhëndrin e pronarit e njihje?

Recepsionistja: Nuk kam biseduar shumë me atë, më shumë me pronaren se ai ka pasur pjesën e restorantit

Çfarë kishit parë nga ata të dy, kishit parë konflikte?

Recepsionistja: Kjo është ajo që na çudit sepse nuk kishin asnjë lloj kontakti ndryshe nga të tjerët.

Top Channel