Bojkoti ndaj sulmit të Sokol Mëngjesit, avokatja tregon se përse profesioni është vështirësuar: Ka stok, gjyqet shtyhen…

06/06/2024 19:53

Në rininë e saj e provoi si gjyqtare, vlerën e peshores së drejtësisë.  

Më pas e pa në anën tjetër, si një paditëse dhe si një gjyqfituese. Dhe 31 vitet e fundit, Enisë Kurteshi po e provon drejtësinë edhe si avokate. Duke u bashkuar me bojkotin 3 ditor të kolegëve, që janë sensibilizuar mbas sulmit ndaj Sokol Mëngjesit, zonja Kurteshi i vlerëson vitet e fundit si më të vështirat për çdo mbrojtës.

“Sepse ka stok, gjyqtarët kanë ngarkesë, gjyqet shtyhen. Askush nuk do ta kuptojë pse u shty çfarë është reforma. Eshtë e pabesueshme se si një gjyqtar mund të shqyrtojë dhjetë çështje në ditë. Pra u bë komplekse situata dhe kjo po vë në rrezik profesionin e avokatit”, tha Kurteshi.

Në Shqipëri kanë veshur tunikën e mbrojtësit 3100 avokatë. Bojkoti I tyre në ditën e dytë ka sjellë shtyrje të proceseve të themelit, si penale ashtu edhe civile. Avokatja Kurteshi u paraqit për të dorëzuar kërkesën për shtyrje

“Duhet t’ja dorëzoj vetë kërkesën gjykatës për shtyrje procesi”, u shpreh avokatja.

Por Përparim Rama, është i detyruar të hyjë në seancë. Sepse klientja që ai përfaqëson është një grua e dhunuar , dhe kjo çështje hyn tek shqyrtimet emergjente si edhe masat e sigurisë

“Nuk e shmang dot sepse është çështje dhune, por Sokolin e kam mik dhe kjo është e tmerrshme. Ligjvënësi duhet të gjejë garanci për ne avokatët”, tha Rama.

Kancelari i gjykatës përmend se veç masave të sigurimit personal, gjatë bojkotit është vënë re, prania e qytetarëve në prag divorci që kanë kërkuar zhvillim gjykimi ndonëse avokatët e tyre mungojnë

Deri në tani Doma kombëtare e Avokatisë deklaron se nuk ka asnjë avokat që është raportuar të ketë thyer bojkotin e për rrjedhim nuk ka asnjë që të jetë gjobitur.

Top Channel