“Do jetë i shkruar nga vetë nëna ime”/ Stresi së shpejti me një film autobiografik: T’i tregoj botës si janë rritur familjet dikur

05/06/2024 20:11

I ftuar në emisionin “Pardon my French” në TAR, ishte këngëtari i mirënjohur  i rrymës hip hop Arkimed Lushaj, i njohur në skenë si Stresi.

Në këtë intervistë ekskluzive, ai foli më shumë rreth albumit të tij të fundit, i cili titullohet “Archimed”. Ai ka vendosur ta titullojë me emrin e tij të përkthyer në gjuhën franceze. Kjo sepse artisti ka jetuar një pjesë të jetës së tij në Belgjikë dhe këtë album ja dedikon pikërisht asaj periudhe.

Të gjithë këtë sukses të padiskutueshëm ndër vite, ai ka shprehur dëshirën për ta konkretizuar në një film, ku shtoi edhe disa detaje mjaft interesante:

“Unë kam një ëndërr time në sirtar që do të mundohem ta realizoj me patjetër. Pa kërkuar ndihmë. Se po kërkova ndihmë normalisht që do kem njerëz që do më gjenden. Është filmi i jetës sime që do jetë i shkruar nga vetë nëna ime. E gjithë historia. Të cilën e përqafoj nga këtu dhe e dua shumë. Edhe të gjithë histroinë e familjes në ato kohët e vështira që ka qenë dikur Shqipëria. Shpresoj. Nuk dua të flas shumë, por kjo do të jetë wow për mua. Edhe do të kem mundësinë për të gjithë publikun anë e mbanë botës t’i tregoj se si janë rritur familjet dikur, se sa kanë vuajtur familjet shqiptare dhe si janë kanë dalë familjet tona dhe nënat tona”, u shpreh Stresi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA