UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi sot rajonet në jug të vendit, të cilat po përballen me përmbytje masive, duke risjellë në kujtesë momentet e vështira të vitit 2021, më vërshimet katastrofike të ujërave që morën atëherë gati 200 jetë njerëzish.
40 orë tmerri i përshkruan mediat vendase përmbytjet e fundit në rajonet jugore, që bënë digat të shpërthenin, detyruan me mijëra njerëz të shpërngulen e lanë komunitete të tëra në mëshirën e ujit.
Baden-Vyrtembergu dhe Bavaria janë rajonet e goditura më rëndë. Reshjet e forta vazhduan edhe pasditen e së dielës, e situata mbetet kritike në zonat përgjatë Danubit. Regensburgu, ku vërshimet e ujit dëmtuan argjinaturat, shpalli po ashtu gjendjen e katastrofës. Banorëve iu kërkua të shkojnë në katet më të larta të shtëpive. Në Bavari u evakuuan të dielën rreth 3000 vetë.
Në disa zona gjatë fundjavës brenda një dite ra kaq shumë shi sa mesatarisht bie për një muaj. Niveli i lumenjve rritet, ndërsa përmbytja pritet të zhvendoset në zona të tjera për shkak të rrjedhës. Pranë Karlsruhes, Rini kaloi pragun e 7,5 metrave, duke shënuar një rekord të ri. Reshjet janë të forta, thuhet nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman. Kur kjo “ndesh me tokën e ngopur, atëherë mund të ketë sërish shpejt vërshime ujërash”. Në disa zona, për të ndihmuar autoritetet vendase, është angazhuar edhe ushtria gjermane.
Top Channel