Parcela me kanabis në Velipojë/ Arrestohet 43-vjeçari, vihet nën hetim kryetari i Postribës
31/05/2024 12:07
Dy raste të tjera të kultivimit të lëndëve narkotike u zbuluan në Velipojë.
Në Postribë, u gjetën dhe asgjësuan 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u vu kryetari i njësisë administrative Postribë.
Ndërkohë, në fshatin Baks, efektivët gjetën dhe asgjësuan 290 bimë kanabisi. Si rezultat, u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi A. T., 43 vjeç., banues në Velipojë.
Top Channel
Turizmi, pasiguri nga protestatSezoni turistik në Vlorë ka nisur pozitivisht, me rritje prej rreth 13% gjatë muajve mars, prill dhe maj. Megjithatë, ditët e fundit operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese kanë raportuar shqetësime dhe anulime rezervimesh nga turistë të huaj. Sipas kryetarit te operatorëve turistikë të jugut, Vasil Bedinaj, turistët kanë shprehur pasiguri për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e destinacionit. Sink Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë të jugut Në një takim të përbashkët, operatorët turistik të jugut kërkuan shprehën keqardhje për protestat në kryeqytet, që sipas tyre, nuk dëmton vetëm turizimin, por një zinxhir të tërë ekonomik në vend. “Çdo perceptim negativ që krijohet për destinacionin tonë ndikon drejtpërdrejt tek rezervimet dhe tek imazhi që kemi ndërtuar me shumë mund ndër vite. Ne e respektojmë plotësisht të drejtën e çdo qytetari për të protestuar dhe për t’u dëgjuar. Por gjykojmë se momenti i zgjedhur për këto zhvillime është problematik, pasi përkon me kulmin e sezonit turistik dhe potencialisht mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme ekonomike”. Turistët e huaj, që këto ditë vizitojnë Vlorën, kanë mendime të ndryshme për situatën dhe për protestën, që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë. Turistja 1: Vij nga Polonia, kemi degjuar per protesten dhe do donim te ishim pjese e saj. Jemi mesuar me protesten dhe nuk ndihemi aspak te riskuar për cka po ndodh ketu. Turistja 2: Jam polake dhe degjova për protestat ne Shqiperi pa u nisur, por kjo se ndryshoi vendimin tim per te ardhur, pikerisht kjo natyre kaq e bukur nuk ma ndryshoi mendimin. Turisti 3: Si turistë, kjo situatë nuk na ka ndikuar drejtpërdrejt, megjithëse sigurisht që krijon një perceptim disi negativ për turizmin. Pavarësisht protestave, Shqipëria pritet të ketë një sezon turistik të mbarë dhe më të mirë se i vitit të kaluar, ku vendin e vizituan mbi 12 milionë turistë. Operatorët turistikë në Vlorë raportojnë anulime rezervimesh: Dëmton ekonominë