“S’keni stomak të gjithë për të parë gjak dhe kocka”, Karamuço tregon bisedat me policët: Kur i çova në morg…

30/05/2024 13:59

Ervin Karamuço mbrëmjen e djeshme në “Top Story” duke diskutuar për arsyet pse e kanë çuar drejt vetëvrasjes policën 21-vjeçare Aldorjana Loshi në Tiranë, ka treguar se çdo punonjësi policie duhet t’i bëhej një vlerësim për gjendjen mendore. Gjithashtu tregoi edhe çfarë i thotë studentëve të tij.

Ervin Karamuço: Gjëja që u them studentëve të mi në Akademinë e Policisë në orët e hapura që bëj “jo të gjithë keni stomak për të parë gjak, kocka, ulërima familjarësh, vendin e ngjarjes, stresi etj. E dini që në Shqipëri në 2007 është bërë një test sa mban policia e shtetit nëse i ndodhin pesë ngjarje, pesë vrasje në Tiranë në një moment. Vetëm tre mbante. Studentët e drejtësisë që çonim ne në morg, hynim, bënim autopsinë, shikoja mbrapa, dy kishin ngelur nga 30 vet.

Top Channel