Ngacmoi seksualisht dhe kërcënoi me thikë një 34-vjeçare te Liqeni Artificial, policia në kërkim të 56-vjeçarit

30/05/2024 16:44

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 56-vjeçari, pasi ky i fundit ka ngacmuar seksualisht një grua dhe po ashtu e ka kërcënuar me thikë.

“Shtetasi R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare”, sqaron policia.

Sakaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Top Channel