Joe Grand kishte zberthyer kodin

Një grup hakerash që zbërthyen një portofol dixhital me 3 milionë dollarë në monedhën bitcoin kanë shpjeguar së fundmi sesi ia arritën.

Bota e hakerave është pak më e komplikuar se ajo e kriminelëve, thotë inxhinieri elektronik Joe Grand, i cili njihet online ‘Kingpin’ online. Ai u kontaktua nga monedha dixhitale për zbërthimin e portofolit elektronik me shumën e madhe të parave, pasi pronari saj kishte harruar fjalëkalimin prej 11 vitesh.

Valua elektronike mbrohej nga fjalëkalimi i krijuar rastësisht nga gjeneruesi tyre i quajtur Roboform.

Pronari që kishte harruar password-in trembej se dikush tjetër do ta gjente dhe do të merrte akses te paratë e tij.

Grand ishte njeriu i duhur për këtë pasi njihej në komunitetin online që në 2022 kishte ndihmuar në zberthimin e aksesit të $2 milionë dollarëve që konsideroheshin të humbura.

Në një video në YouTube të publikuar nga Grand, pronari i parave tha: “Unë mora password-in e gjeneruar automatikisht dhe e vendosa në frazën e duhur të portofolit.”

Në kohën kur ai humbi aksesin në llogarinë e tij në Bitcoin vlera që zotëronte ishte vetëm rreth 2000 dollarë.

Por meqënëse çmimi i Bitcoin është rritur shumë herë ai kërkonte kthimin e aksesit.

Rrjedhimisht Grand arriti të zhbllokojë portofolin Bitcoin duke përdorur një mjet të agjencisë amerikane të sigurisë NSA.

“Idealisht kur krijohet një password me gjeneruesin automatik, ajo duhet të jetë unike, por në rastin e RoboForm, nuk ndodhi kështu”.

“Password-ët e While RoboForm duken se krijohen me kombinime të rastësishme por nuk është kështu, nëse kontrollon kohën, mund të kontrollosh dhe password.”

Grand thotë se arriti të bindë programin të ndryshonte kohën në vitin 2013 kur ishte krijuar fjalëkalimi, dhe me ndihmën e kolegut të tij Bruno, e zbuluan atë.

Grand tha se kishin qenë gjithashtu me fat.

“Rrjedhimisht ne kishim fat që parametrat dhe koha ishin ato korrekte, pasi nëse nuk e qëllonim të saktë do të vazhdonim të tentonin me hamendje”, tha ai në një email.

FOTO GALERI
3/3
Joe Grand kishte zberthyer kodin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA