Personi në foto është Dritan Nano, personi që dyshohet se organizoi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme.

Njëri nga autorët e sulmit, Dorian Alia ka deklaruar se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dritan Nano, mirëpo ky i fundit e ka mohuar të ketë pasur lidhje me ngjarjen.

Në një deklaratë për shtyp, drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci deklaroi dje se Nano ishte organizuesi i sulmit dhe me autorët ishte takuar një muaj më parë.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç , Elton Kasaj 33 vjeç.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bëri me dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.

Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore.

Ndërkohë Dorjan Alia u vetëdorëzua, ndërsa vijojnë ende të jenë në kërkim tre të tjerët, për të cilët policia ka vënë në dispozicion shumën 20 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e tyre.

Top Channel