40 vjeçari britanik që ‘bullizohej’ nga e dashura për flokët, peshën dhe ‘frymën e keqe’, refuzon verdiktin për ta lënë jashtë burgut (fotot)

30/05/2024 21:25

Një partner që abuzohej psikologjikisht nga e dashura e tij ‘kontrolluese’ për flokët e rënë, dhe erën e keqe të gojës, është ankuar sot në media britanike për faktin që dënimi i saj nuk përfshinte kohë në burg.

Burri shtonte se “dënimi do të kishte qenë krejt ndryshe nëse abuzuesi do të kishte qenë ai.”

Biondja 41 vjecare Sarah Rigby, detyronte të dashurin e saj Gareth Jones, 40 vjecar punonjës i sistemit shëndetësor, të hante vetëm sallatë, të mbante kapele prej flokëve që i binin, dhe të mbante larëse goje me vete, duke e akuzuar vazhdimisht se ishte i shëndoshë, flokërënë dhe se kishte halitosis (gjendja e erës së keqe të gojës prej toksinave).

Ajo kontrollonte lëvizjet dhe takimet e tij me familjarët, madje nuk i jepte një çelës të shtëpisë ku banonte me të dhe nëse ai nuk zbatonte urdhrat e saj i ndalohej ushqimi, sipas dëshmisë së burrit në gjyq.

Rigby u dënua me 20 muaj burgim por të pezulluar dhe u kërkua të një program 35 ditor rehabilitimi si dhe urdhër mbrojtjeje ndaj ish-partnerit.

Por Jones thotë tashmë se sikur autori i abuzimit të kishte qenë një burrë, dënimi do të kishte qenë krejt tjetër:

“Besoj se sikur të ishte fjala për një burrë, përfundimi do të ishte krejt tjetër. Kjo tregon se kur je një abuzuese femër mund t’ia hedhësh pa u dënuar”, tha ai për rrjetin ITV News.

Ai shtonte më tej: “Mendoj se është e rëndësishme të mos mendohet se është vetëm burri abuzuesi. Mes nesh kishte shumë dashuri, por ngadalë u kthye në kontroll e abuzim”.

“U bëra as nervoz për të ngrënë ushqim, sa që kur kthehesha ajo më thoshte se vija era qepë apo hudhër nga goja.  Kështu që u tmerrova dhe nuk haja asgjë kur isha me prindërit. Më detyronte të pija gargarë goje apo të haja pastë dhëmbësh”.

Jones shton se ka shpenzuar 40,000 dhurata apo me qera për Rigby, dhe përsëri ajo nuk i linte një çelës.

Ai shtonte: “Mendoj se sikur të kisha qëndruar më gjatë në atë marrëdhënie gjërat do të kishin shkuar më keq për mua.”

I pyetur se përse kishte qëndruar në marrëdhënie, burri u përgjigj: “U bë diçka normale për mua, nuk e kuptova në kohë abuzimin.

Çifti ishin njohur në verën e 2021 kur burri vendosi të jetonte në shtëpinë e Rigby sipas prokurorit Frances Willmott: “Dy muaj pasi u vendos me të, zoti Jones duhet të binte në peshë nëse donte të vazhdonte marrëdhënien. Zonja Rigby i thoshte se nuk i afrohej nëse hante jashtë, pasi vinte erë ushqimi të keq”.

“Ajo nuk i linte çelësat e shtëpisë kështu që zoti Jones duhet të shkonte në hapësira publike për të punuar”.

Prokurori Ward shtoi: “Shumë mendojnë se vetëm gratë mund të jenë viktima të sjelljeve abuzive e kontrolluese nga partnerët, por siç demonstron ky rast nuk ka të bëjë seksi, por rrethanat dhe mjetet. Inkurajoj të gjithë ata që janë viktima të sjelljeve të këtij tipi, të flasin për të kërkuar ndihmë”./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/3
Biondja 41 vjecare Sarah Rigby, detyronte të dashurin e saj Gareth Jones, 40 vjecar punonjës i sistemit shëndetësor, të hante vetëm sallatë, të mbante kapele prej flokëve që i binin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA