Gjyqi i 40-vjeçares që ‘terrorizonte’ të dashurin për peshën, flokët, duke i thënë se ‘do të shkonte me të tjerë’ nëse nuk e linte shtatzënë (fotot)

28/05/2024 15:44

Një grua në Britani ka dalë në gjyq për abuzime psikologjike ndaj partnerit, për atë që u quajt ‘regjim terrori’ në marrëdhënien e tyre, gjatë të cilit ajo e bullizonte, e ofendonte dhe e turpëronte për peshën e tij, për flokët e rënë, për ‘fuqinë seksuale’ e madje dhe për ‘frymën e keqe’.

Infermierja Sarah Rigby, 41 vjeçare nënë e gjashtë fëmijëve, detyronte partnerin e saj Gareth Jones, gjithashtu punonjës i sistemit të shëndetesisë, të hante vetëm sallatë, të mbante kapele dhe të bënte gargarë me pretendimet se ishte i shëndoshë, me flokë të rënë dhe se kishte halitosis (gjendje e supozuar e frymës së keqe nga goja).

Gjatë marrëdhënies së tyre infermierja e re tallej me 40 vjeçarin Jones për performancën e tij seksuale duke e kërcënuar se “nëse nuk mbetem shtatzënë këtë muaj, do të gjej dikë tjetër për të bërë seks”.

Në gjykatën e Chester Crown Court, zoti Jones tregonte sesi ishte çuar deri pranë vetëvrasjes nga abuzimi i Rigby, e cila pranoi akuzat e sjelljes imponuese e abuzive.

Biondja raportohet se u dënua me 20 muaj burg të pezulluara dhe është ndaluar të kontaktojë me partnerin apo prindërit e tij për pesë vjet.

Zoti Jones detyrohej nga gruaja të punonte deri vonë, ose të punonte nga libraria lokale, nga  bari, kafeja e supermarketit, si dhe të bënte punët e shtëpisë gjatë ditës.

Në gjykatë u tha se ‘nën regjimin e terrorit’ të Rigby, burri i traumatizuar duhet të dorëzonte rrogën e tij 4,000 paunde në muaj dhe ajo gjithashtu i kontrollonte celularin në çdo moment.

Në një prej rasteve të abuzimit Jones ankohej se ishte goditur me një mbajtëse qiriri, që i kishte lënë shenjë në fytyrë.

Jones, i cili qe njohur me Rigby në një rrjet për njohje të reja, ishte nxjerrë jashtë vetëm me të mbathura nga shtëpia e saj në Winsford, Cheshire në veri të Britanisë.

Në një prej retorikave të përmendura në gjykatë, Rigby i kishte thënë burrit: “Nuk kontrolloj dot shërbimet sociale por mund të të kontrolloj ty, kjo më pëlqen”, dhe më pas gruaja e quante “dembel, i shëndoshë, balenë, i trashë, erëkeq dhe qen”.

Burri akuzonte Rigby se tregonte përçmim ndaj tij duke e detyruar t’i binte sende online e gjithashtu shtoi: “Kur nisi abuzimi, efekti i ofendimeve të shpeshta më bënte nervoz dhe të pavlerë, imazhi im për veten u shtrembërua dhe vetëvlerësimi im ra”.

Gjyqi që është kthyer në komedinë e javës në mediat britanike shtonte se zoti Rigby ishte diagnostikuar me stres post-traumatik para njohjes me Sarah, prej abuzimeve në fëmijëri.

Burri shtonte ne gjykate: “Më detyronte të vija kapele sa herë dilnim sepse nuk donte që të tjerët të shinin flokët e rënë, dhe më kërkonte të bëja një transplant flokësh”.

“Kisha vazhdimisht gërvishtje në trup sepse Sarah më godiste, më kafshonte ose gërvishtte me thonj”.

Retorika qesharake e burrit vazhdonte më tej në gjyq: “Kisha turp të shkoja te doktori sepse ajo mund të më rrihte. Nuk më linte të haja ato që doja sepse më quante i shëndoshë, erëkeq, dhe unë u bëra paranojak nga ushqimi”.

“Më përzinte nga shtëpia rregullisht, unë nuk kisha sendet e mia kështu që nisa të fsheh një furçë dhëmbësh, një shampo e peshqir në çantën time”.

“Nuk kisha miq ose familjarë sepse ajo më kontrollonte me kë komunikoja dhe se çfarë mundesha ose jo të flisja me ta”.

Çifti ishin njohur në verën e 2021 kur burri vendosi të jetonte në shtëpinë e Rigby sipas prokurorit Frances Willmott: “Dy muaj pasi u vendos me të, zoti Jones duhet të binte në peshë nëse donte të vazhdonte marrëdhënien. Zonja Rigby i thoshte se nuk i afrohej nëse hante jashtë, pasi vinte erë ushqimi të keq”.

“Ajo nuk i linte çelësat e shtëpisë kështu që zoti Jones duhet të shkonte në hapësira publike për të punuar”.

Prokurori Ward shtoi: “Shumë mendojnë se vetëm gratë mund të jenë viktima të sjelljeve abuzive e kontrolluese nga partnerët, por siç demonstron ky rast nuk ka të bëjë seksi por rrethanat dhe mjetet. Inkurajoj të gjithë ata që janë viktima të sjelljeve të këtij tipi, të flasin për të kërkuar ndihmë”./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/7
Një grua në Britani ka dalë në gjyq për abuzime psikologjike ndaj partnerit, për atë që u quajt ‘regjim terrori’ në marrëdhënien e tyre

Top Channel