Këto janë pamjet nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme në Klos, ku furgoni me pasagjerë doli nga rruga dhe përmbyset.
Policia ka arrestuar shoferin e furgonit, një 55 vjeçar, i cili ka gënjyer për aksidentin e ndodhur një ditë më parë, ku mbetën të plagosur disa persona.
55 vjeçari nga Tirana, A. L., kishte deklaruar se aksidentin e pësoi sepse një automjet i ka zënë rrugën, por pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartë se aksidenti ka ndodhur vetëm për faj të tij dhe në rrugë nuk ka patur asnjë automjet tjetër.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet. Njëri nga të dëmtuarit vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel