“Erdhi në shtëpi i shpërfytyruar nga ariu, mori armën dhe…”, zbardhet dëshmia e djalit dhe bashkëshortes së viktimës në Bulqizë. Nuk bindet Gjykata, i lë në burg 06/11 17:32
Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku dhe Ervin Muça në 4 qershor do të thirren si dëshmitarë në Komisionin Hetimor “TIMS”.
Për shkak të mospajisjes ende me certifikata sigurie të deputetëve, kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, ka vendosur mbledhjen e komisionit ditën e martë, datë 4 qershor.
Në këtë mbledhje do të dëshmojë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe i akuzuari Muça.
Mbledhja e radhës vjen pas tensioneve te forta mes deputetëve socialistë dhe kryetarit Salianji që shkoi deri në bojkotin e Komisionit nga përfaqësuesit e PS.
Top Channel