Për herë të parë India rrëmbeu fitoren e një prej çmimeve kryesore në Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë.

Regjisorja Payal Kapadia bëri histori pasi është personi i pare nga India që fitoi Çmimin e Madh prestigjioz në Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë, çmimi i dytë më i lartë pas Palmës së Artë. Filmi i Kapadia-s “All We Imagine As Light” është një dramë e cila ka në fokus dy infermiere, të cilat janë zhvendosur në Mumbai.

“All We Imagine As Light” është filmi i parë indian në tre dekada që konkurron si pretendentë kryesore të Kanës. Sipas CNN, regjisorja është shprehur se fitorja e çmimit të madh shkonte përtej imagjinatës së sajë.

“Tashmë ishte një ëndërr të përzgjidhesha në konkurs dhe kjo ishte përtej imagjinatës sime,” – tha Kapadia në fjalimin e saj përballë jurisë së Kanës.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi, dhe lider të tjerë politik kanë përgëzuar gjithashtu regjisoren për fitoren duke u shprehur se janë krenar për arritjet e saj.

“Talenti i saj i jashtëzakonshëm vazhdon të shkëlqejë në skenën globale, duke dhënë një paraqitje të shkurtër të krijimtarisë së pasur në Indi. Kjo vlerësim prestigjioz jo vetëm që nderon aftësitë e saj të jashtëzakonshme, por gjithashtu frymëzon një brez të ri të kineastëve indianë,” – tha kryeministri i Indisë.

Kapadia kishte fituar më parë çmimin L’Oeil d’Or të festivalit në vitin 2021 për dokumentarin e saj të mirënjohur “A Night of Knowing Nothing.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA