Kryeministri Rama ka ndarë në rrejtet sociale disa foto nga takimi emocionues siç e quajti ai me emigrantët shqiptarë në Milano të Italisë.
Pallati i sportit ku u mbajt ky takim u mbush plot me shqiptarë, ku shumë prej tyre nuk arritën që të futeshin brenda. Në këtë vizitë kuq e zi, nuk munguan famujtë, brohoritmat, dashamirësia e njerëzve dhe kostumet tradicionale shqiptare të veshur nga e emigrantët.
Më herët kryeministri Rama publikoi një video të eksodit të shqiptarëve drejt Italisë, një video që bëri emigrantët të shpërthejnë në lot, kur e panë në pallatin e sportit.
Rama shprehu emocionet dhe ndjesitë e bukura që ka përjetuar në një ditë, ku sipas tij ishte e jashtëzakonshme. Ai shprehet mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe i kërkoi ndjesë të gjithë emigrantëve shqiptarë që nuk u futën dot në sallë, pasi ishte plot.
Top Channel