Egla Ceno ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto në momentin që ka marrë në dorë çekun prej 100 mijë eurosh.
Në këtë postim ajo shpreh mirënjohjen dhe një falënderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe votuar në rrugëtimin e saj në BBV3.
“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për Top Channel që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Do shihemi shumë shpejt”, shkruan ajo.
Mbrëmjen e djeshme, fituesja Egla Ceno fiku të gjitha dritat e shtëpisë dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Egla u bë gruaja e parë që fiton një edicion VIP të këtij reality show.
Top Channel