Ekskluzive/ Albert Xhani: Egnatia e meritoi, FSHF bën kinezëri me skemën. Tifozët e Partizanit nuk duhet që…

26/05/2024 23:08

Albert Xhani, ish-presidenti i Partizanit ka reaguar pas finales së titullit ku Egnatia u shpall kampione e Shqipërisë, pikërisht kundër “demave”.

Në një prononcim ekskluziv për “Top Channel”, Xhani kritikon zgjedhjet e Shehit gjatë lojës, e cilëson “kinezëri” formulën e FSHF me “Final 4” dhe thotë se është e turpshme që Partizani të luajë me aq pak tifozë në stadium. “Tetë mijë tifozë në kohën time I kishim kur luanim në një nndeshje kot me Fierin. Nuk meritojnë tifozët e Partizanit bileta kaq të shtrenjta”, thotë ai ndër të tjera.

Ja mesazhi i ish-presidentit të Partizanit:

“Fitore e merituar e Egnatias, një sukses më se i pritur, nisur nga gjithë sezoni qe ka përshkruar me dinjitet javë pas jave gjithmonë në ngritje. Urime për trofeun, dhe vec një Bravo e Madhe për dy triumfet e Egnatias Kampione 🏆🏆👏👏!

Keqardhje e thellë për humbjen e Partizanit. Kishte mundesi të arta sidomos në pjesen e dytë pas terheqjes për një kohë të gjatë nga Egnatia, por mungoi leximi i ndeshjes nga pankina, e mosqartësia dhe mbi të gjitha lojtari kyc i zgjidhjes së situatave te krijuara në portën e Egnatias. Nderhyrjet dhe ndërrimet e bëra rezultuan shumë boshe, nuk dhanë as freski dhe as ndryshim skeme. Gjithcka e zbehtë e zymtë dhe pse u krijuan disa mundesi.
Sa i përket skemës së kampionatit përzgjedhur nga Federata, si gjithmonë “alla kinezerira” që dihen më parë dhe nuk do të mbarojnë kurrën e kurës. Ata që drejtojnë klubet dhe pse harxhojnë shumë s’kanë këllqe të kunërshtojnë ndonëse i kuptojnë dhe i dinë kinezërirat që cojnë ujë në mullirin kinez, po kurrë në të mirë të kampionatit e të klubeve”.
Më se e turpshme dhe e paparë e dëgjuar më parë që të luaj Partizani dhe stadiumi bosh. Por dhe kjo sdo shumë mend e kalem kur shikon që një biletë kushton disa dhjetra mijëra lek e ku njerëzia është në varfëri të plotë. Nuk e meritojnë tifozët e zjarrtë, të cilët jetojnë jetën e tyre vec me ëndrrën e tyre Partizan”, shkruan Xhani.

Top Channel