FOTOT/ Vritet në rrethana misterioze bashkëshorti i eurodeputetes, u gjet pa jetë në makinën e tij në Palermo

25/05/2024 16:55

Bashkëshorti i eurodeputetes kristian-demokrate Francesca Donato, u vra këtë të shtunë në rrethana misterioze në Palermo.

Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa me një shirit plastik në qafë, bëjnë me dije mediat italiane.

“Ata vranë bashkëshortin, Angelon”.

Kështu është shprehur eurodeputetja Francesca Donato, duke folur me disa miq të cilët e telefonuan për të kuptuar nëse viktima ishte vërtet burri i saj, Angelo Onorato.

Ajo ishte përpjekur të komunikonte me të, por i shoqi nuk i ishte përgjigjur asnjëherë telefonatave të saj.

Në fund, eurodeputetja arriti të gjurmonte makinën e bashkëshortit të saj, një fuoristradë “Land Rover” përmes GPS dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës.

Ndërkohë policia dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rastit. Mësohet se Angelo Onorato ishte arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh.

Francesca Donato, 55 vjeç, është një parlamentare evropiane e zgjedhur në vitin 2019. Ajo iu bashkuar grupit të ekstremit të djathtë Identity and Democracy, ndërsa dallua për pozicionet e saj të forta euroskeptike dhe kundër monedhës së përbashkët. Me shpërthimin e Covid-it ajo kundërshtoi masat kufizuese dhe lejen e gjelbër.

Në vitin 2021 ai u largua nga partia e Matteo Salvinit. Ndërsa Onorato në vitin 2022 kandidoi për zgjedhjet rajonale siciliane në listën e kristiandemokratëve, por nuk u zgjodh.

Top Channel