
24/02 19:13
Kohët e fundit është komentuar lidhja e një ndër çifteve më të njohur të estradës, Graciano dhe Argjira.
Shkak u bë edhe futja e tij për herë të dytë në shtëpinë e Big Brother VIP, ku rrëfeu hapur krisjen që kishte pësuar marrëdhënia e tij dhe e Argjirës, ndërsa kjo e fundit zgjodhi të mos flasë.
Pas daljes së tij nga shtëpia, mesa duket gjërat janë përmirësuar, pasi Ed Manushi ka postuar një foto së bashku me dyshen, ku shkruan: “Më bashkë se kurrë!”
Ata duket të buzëqeshur ndërsa bashkë i ka bërë edhe sezoni më i ri i “She’s on Top”, në Top Channel.
Top Channel