EMRAT/ Masakroi për vdekje me thikë kushëririn e tij në Kamzë, Apeli i ul disa vite burg 40-vjeçarit

24/05/2024 13:25

Apeli i ka ulur 4 vite dënimi Granit Shehut, i cili në vitin 2015 masakroi me thikë për vdekje djalin e xhaxhait, Milazim Shehu. 40-vjeçari ishte dënuar nga gjykata me 24 vite burg, ndërsa Apeli e ka dënuar me 20 vite.
Nga ulja e dënimit, ai përfundimisht do të vuaj 13 vite e 4 muaj burg.

Atij i ka ndryshuar akuza nga vrasje me paramendim, në vrasje me dashje, duke sjellë rrjedhimin ndryshimin e viteve të dënimit.

“Në përfundim të gjykimit, më datë 23.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 3314 , datë 31.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si vijon:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit G (G). Sh për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni  76 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri G (G). Sh denohet me 13 (trembëdhjetë)  vjet e 4 (katër ) muaj burgim”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Granit Shehu në vitin 2015 në Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me mjete prerëse Milazimin, duke e goditur disa herë me thikë. Pas ngjarjes ai u arratis dhe u arrestua në Angli, ku në 2019  u ekstradua në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA