Analisti Kreshnik Spahiu gjatë emisionit “Top Story” në Top Channel, ka treguar anën negative të publikimit të përgjimeve mes bandave kriminale.
Sipas tij së shpejti do fillojnë vrasjet në seri për hakmarrje. Sipas Spahiut “ushtarët e kapove do vihen në lëvizje dhe do porosisin ekzekutimin e rivalëve të tyre”.
Kreshnik Spahiu: Negativja është që duke publikuar të gjitha bisedat e të gjithë elementëve të bandave, pritet që së shpejti të fillojnë vrasjet në seri, hakmarrjet. Sepse të gjitha bisedat të cilat këta nuk i dinin për njëri-tjetrin, të cilat i supozonin se kë mund të kenë armik, kush mund të ketë paguar, kush mund të jetë aleat me këta, kush është armiku, tashmë janë të zbardhura. Të gjithë ushtarët e këtyre kapove do vihen në lëvizje, ata që janë në Dubai apo janë në burg dhe nuk janë të vrarë do përpiqen të financojnë dhe të japin porosi për të filluar ekzekutimet.
Top Channel