Pandemia Covid 19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo pandemi përmbysi trendin e rritjes së qëndrueshme të jetëgjatësisë, e cila në rang ra me 1.8 vite, përkatësisht në 71.4 vite, i njëjti nivel sa më 2012.

Ndikimi i pandemisë te jetëgjatësia sipas raportit të OKB-së është edhe më i keq sesa gjetjet e një studimi të publikuar nga revista shkencore Lancet në janar, ku u tha se jetëgjatësia gjatë koronavirusit ra për 1.6 vjet.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se shifrat vënë në pah rëndësinë e një marrëveshjeje për sigurinë botërore gjatë pandemive, për të cilën po zhvillohen negociata në Gjenevë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të “forconte sigurinë botërore shëndetësore, por do të mbronte edhe investimet afatgjata në shëndetësi dhe do të promovonte barazinë në mesin e shteteve”

Hulumtuesit e Lancet vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet janë shkaktuar qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA