Zgjedhjet e parakohshme në Britani, premtimi i Sunak për të mbajtur pushtetin: Nëse më rizgjidhni, do të fillojnë fluturimet e refugjatëve drejt Ruandës (fotot)

23/05/2024 19:04

Pas shpalljes së zgjedhjeve të reja më 4 korrik, kryeministri britanik Rishi Sunak i premtonte sot zgjedhësve se fluturimet drejt Ruanda “janë rezervuar” për në korrik.

Ai kërkonte të bindte publikun në Derbyshire se rizgjedhja e tij do të ishte ‘opsioni më i mirë’ për britanikët.

“Nëse më rizgjidhni kryeministër, do të fillojnë menjëherë fluturimet e refugjatëve drejt Ruandës”, tha ai.

Përsëri mbi temën e të ardhurve ilegalë në vend, ai shtonte:

“Si t’i ndalojmë gomonet? Kjo kërkon zgjidhje dhe plan të qartë. Sepse duhet të ketë drejtësi, nuk dihet ë ketë njerëz që hyjnë pa radhë. Duhet të ndalojnë ardhjet e parregullta. Prandaj ne tani kemi Ruandën, kjo të jetë e qartë për të gjithë. Nëse vjen ilegalisht në vendin tonë, nuk do të qëndrosh, ne do t’ju çojmë në një alternativë të sigurt”.

Sunak vijonte fjalën me një publik të vogël që dukeshin si nga klasa punëtore, në pamjet nga rrjeti AFP:

“Zgjedhja juaj për mua është e qartë, sepse laburisti Keir Starmer do ta ndalojë këtë skemë, e kuptoni? Do ta ndalojë fare, biles ka folur dhe për një amnesti për emigrantët … Unë nuk dua që vendi të bëhet magnet për emigrantët ilegalë, kjo nuk është e drejtë për sigurinë tonë, unë mendoj se siguria e kufijve është kritike”.

“Në lidhje me sigurinë ekonomike, ju e dini se unë dua ta bëjë këtë për ju, prandaj ne po reduktojmë taksat, me një mesatare prej 900 paundë, dhe sigurisht që as këtë nuk do ta merrni nga laburistët. Kur atyre t’iu mbarohen paratë tuaja, ata do të ngrenë përsëri taksat që ditën e nesërme”.

“Ai [lideri opozitar laburist Keir Starmer] kërkon t’ju thotë se zgjedhjet kanë mbaruar që pa filluar akoma, por britanikët nuk marrin asgjë si të mirëqenë. Ne do të ndërtojmë një sistem të drejtë për të gjithë. Ka njerëz që thonë se unë jam mizor, i pashpirt, por unë nuk merakosem. Kjo është pa kuptim. Ne do të krijojmë një sistem të drejtë mbështetjeje sociale”./AFP/

FOTO GALERI
1/3
"Nëse më rizgjidhni kryeministër, do të fillojnë menjëherë fluturimet e refugjatëve drejt Ruandës”, tha ai.

Top Channel