Nxënësit drejt artizanatit Korçë, panairi i shkollave për nxitjen e sipërmarrjes

22/05/2024 15:23

Kërkesat e tregut të punës për profesione të caktuara dhe nevoja për t’i orientuar të rinjtë drejt tyre përmes arsimit profesional kanë sjellë një aktivitet që synon nxitjen e sipërmarrjes përmes artizanatit dhe produkteve tradicionale në Korçë.

Nisur nga specifikat e rajonit dhe nevojat në fusha të caktuara oferta e shkollave profesionale sipas kryetarit të këshillit të qarkut Erion Nexhipi është një mundësi e mirë për të minimizuar vakuumin e krijuar në treg por edhe u rrit hapësirat të rinjve që me potencialin e tyre të kthehen në sipërmarrës

Edhe pse për vite me radhë arsimi profesional nuk ka qenë një preferencë e të rinjve duket se interesi i tyre po ndryshon dhe ata e shohin si një mundësi që të jenë më pranë tregut të punës.

Prezantimi i produkteve të realizuara nga nxënësit e shkollave profesionale ka shërbyer si një ftesë për nxënësit e shkollave 9- vjeçare në mënyrë që të nxiten sa më shumë drejt profesioneve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA