“Nuk do që të jetë…”, Françeska flet për bashkëshortin. Përplaset me producentin në studion e ‘Ftesë në 5’

22/05/2024 19:27

Pasditen e sotme në “Ftesë në 5” ka qenë e ftuar Françeska Murati, e cila ka treguar përjetimet e para pas daljes nga shtëpia e BBV3.

E shpallur “Miss Londra”, bukuroshja ka treguar se momentin e parë që takoi djalin e saj ai ishte në gjumë dhe se e kishte kapluar frika, pasi ai e kishte harruar. Më tej përsa i përket jetës private ajo theksoi se partneri i saj nuk do të jetë figurë publike.

“Ne kemi një jetë shumë private dhe ai realisht nuk do të jetë figurë publike”, u shpreh ajo.

Në një përplasje me Eduart Dedën, Françeska pohoi se ka vepruar me klas në momente të vështira dhe nuk i pranoi opinionet lidhur me sjelljet e saj në shtëpi.

“Po i dashur e tregova veten shumë klas në ato momente”, ju përgjigj Franceska Edit, duke refuzuar dhe përkufizimin si përndjekëse në shtëpinë e BBV3.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA