“E vendosa, vitin tjetër…” Ina Kollçaku konfirmon se do të jetë pjesë e Big Brother VIP 4?

22/05/2024 16:48

Mbrëmë Vëllai i Madh vendosi që t’u bënte një surprizë 5 finalistëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Disa nga gazetarët e ekranit të Top Channel iu bashkuan për pak orë banorëve.

Ed Manushi, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Bieta Sulo, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi dhe Ina Kollçaku darkuan mbrëmë me Julin, Romeon, Meritonin, Eglën dhe Heidin. Në një moment teksa të ftuarit po largoheshin nga shtëpia e BBV3, Ina u shpreh se e ka vendosur që vitin tjetër do bëhet pjesë e reality show-t.

Ina: Ina vitin tjetër e vendosi po lëre tani

Egla: Do vish? Po nuk do jem unë vitin tjetër

Ina: Ti do të më komentosh

Egla: Kurrën e kurrës. Nuk do jem vitin tjetër që të duket kaq bukur

Ina: Ti do të më komentosh

Egla: Lali nuk do të duket kaq bukur, lëre

Ina: Nuk i dihet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA